Lajme

25-vjetori i masakrës në Reznik, Kurti: Nuk i harrojmë të dashurit tonë që i humbëm në rrugën e vështirë deri te çlirimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës në Reznik të Vushtrrisë, ku më 6 prill 1999, katër njësi të forcave të armatosura serbe hynë me dhunë në katër shtëpitë e shqiptarëve.

“Në kohë të njëjtë, vranë nëntë anëtarë të kësaj familje, e kështu vepruan më vonë edhe ndaj familjeve Mustafa, Makiqi dhe Bunjaku. Kujtojmë sot civilët e vrarë në Reznik. Nuk e harrojmë asnjëherë dhembjen e qëndresën e popullit tonë. Nuk i harrojmë të dashurit tonë që i humbëm në rrugën e vështirë deri te fitorja e çlirimi”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kryeministri ka thënë se fshati Reznik në komunën e Vushtrrisë,  ishte bërë strehë për mijëra civilë shqiptar nga Drenica, që ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

“Civilët e pambrojtur qëndronin në kushte të rënduara, që e dëshmoi edhe komisionerja e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Sadako Ogata gjatë vizitës në shtator 1998, siç shihet në videon nga arkiva e AP”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit kosovar.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ai është shprehur se nderojnë çdo ditë kujtimin për ta, sipas tij, duke u angazhuar për forcimin e Republikës së Kosovë. “Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”.

Rruga Press

YouTube player