Sport

Dhjetë klubet që kanë shpenzuar më shumë në transferime dekadën e fundit – Prinë Man City, Juventusi i katërti, Real Madridi i teti

Klubi anglez, Manchester City është klubi që ka shpenzuar më së shumti në botë në transferime që nga sezoni 2011/12.

Dekada e fundit ka qenë e gjitha e mbushur me shpenzime të mëdha të klubeve evropiane, pasi janë paguar shifra të mëdha për transferimin e lojtarëve.

Neymar është transferimi rekord botëror për 222 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë emra si Kylian Mbappe me 180 milionë euro dhe Paul Pogba, Cristiano Ronaldo dhe Eden Hazard që janë paguar për më shumë se 100 milionë euro.

Por, kush janë klubet që kanë shpenzuar më shumë në dekadën e fundit?

Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt ka përpiluar një listë me dhjetë klubet që kanë shpenzuar më shumë nga sezoni 2011/12.

Sipas Transfermarkt, Manchester City është klubi që ka shpenzuar më shumë në dekadën e fundit me plot 1.51 miliard euro shpenzime në transferime.

Pas Cityt vijnë Barcelona dhe Chelsea me nga 1.47 miliard euro shpenzime, ndërsa vendi i katërt dhe pestë ndahet nga Juventusi dhe Manchester Unitedi me nga 1.44 miliard euro.

Sheikët e Paris Saint-Germain kanë shpenzuar 1.39 miliard euro në transferime në dekadën e fundit, ndërsa pas tyre vjen Atletico Madridi me 1.10 miliard euro dhe Real Madridi i teti me 1.07 miliard euro.

Vendi i nëntë te klubet më shpenzimet më të mëdha në dekadën e fundit është zënë nga Liverpooli me 1.04 miliard euro, ndërsa dhjetëshja mbyllet me Interin që ka shpenzuar 1.01 miliard euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *