Bota

Bandat kriminale në BE po depërtojnë në bizneset legale, thotë Europoli

Rrjetet kriminale në Bashkimin Evropian janë duke depërtuar në bizneset legale nëpër 27 vendet e bllokut, dhe mbështeten fuqishëm në korrupsion për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre.

Kjo është pamja e zymtë që del nga një raport i publikuar të premten nga agjencia e krimit e BE-së, “Europol”.

Agjencia ka identifikuar 821 rrjete kriminale veçanërisht kërcënuese me më shumë se 25,000 anëtarë në bllok.

Sipas “Europol”, 86% e rrjeteve më kërcënuese kriminale janë në gjendje të përfshijnë ekonominë legale për të fshehur aktivitetet e tyre, dhe për të pastruar përfitimet e tyre kriminale, raporton AP. 

Për zyrtarët evropianë, trafikimi i drogave dhe korrupsioni janë shqetësimi kryesor. 

Drejtoresha ekzekutive në Europol, Catherine De Bolle, ka thënë se i njohin 821 rrjetet dhe se informatat për to do t’i ndajnë me shtetet anëtare që i kanë ato në territorin e tyre.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Ne bëmë të padukshmen, të dukshmen dhe mesazhin për kriminelin e rrjetet kriminale më kërcënuese se, nuk mund të fshiheni më. Ne e dimë që ju po prishni sigurinë dhe demokracinë dhe e dimë që nuk po respektoni shtetin ligjor dhe e dini që ne e dimë që po ndërhyni në biznesin tonë, në strukturat ligjore të biznesit. Pra, ne i njohim 821 rrjetet. Ne e dimë se cilët janë ata. Ne do ta ndajmë këtë listë të rrjeteve me shtetet anëtare që i kanë këto rrjete në territorin e tyre. Dhe më pas në përputhje me kuadrin ligjor të Europolit, vetë vendet do të vendosin me kë, me cilat vende do ta ndajnë këtë informacion në rrjetet më kërcënuese”, ka thënë De Bolle.

Ndërsa sasi rekord të kokainës po konfiskohen në Evropë dhe krimi i dhunshëm i lidhur me drogën po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në shumë vende të BE-së si Belgjika dhe Franca, trafiku i drogës po shquhet si aktiviteti kryesor, thuhet në raport. 

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Gjysma e rrjeteve kriminale më kërcënuese përfshihen në trafikun e drogës, qoftë si një aktivitet i pavarur ose si pjesë e një portofoli. 

Për më tepër, më shumë se 70% e rrjeteve përfshihen në korrupsion “për të lehtësuar veprimtarinë kriminale ose për të penguar zbatimin e ligjit ose procedurat gjyqësore”.

Sipas raportit, 68% e rrjeteve përdorin dhunën dhe frikësimin si një tipar të qenësishëm të funksionimit të tyre. 

Në Belgjikë, me Antëerpin si portën kryesore evropiane për kartelet e kokainës në Amerikën Latine, dhuna e bandave ka qenë e përhapur në qytetin port prej vitesh. Me përdorimin e drogës në rritje në të gjithë vendin, autoritetet federale thonë se trafikimi po depërton me shpejtësi në shoqëri.

YouTube player