Përfaqësuesi i OKB-së, Bosnjë: Nëse jetoni në një vend ku kriminelët e luftës glorifikohen, e ardhmja s’mund të jetë e mirë
Serbët e Bosnjes kanë reaguar me tërbim të madh ndaj ndalesës për mohimin e gjenocidit që u vendos nga një zyrtar ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjen paqësore të Bosnjes të vitit 1995.
Valentin Inzko, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së në Bosnje, tha se ndalesa ishte e nevojshme për të ndaluar glorifikimin e kriminelëve të luftës.
“Duhej të bëja diçka – ndoqa ndërgjegjen time. Nëse jetoni në një vend ku kriminelët e luftës glorifikohen, atëherë e ardhmja s’mund të jetë e mirë.” – tha ai.
Politikanët serbë të Bosnjes janë duke bojkotuar trupat multi-etnik të këtij vendi, raporton BBC.
Muajin e kaluar dënimi për gjenocit i komandantit serb të Bosnjes, Ratko Mlladiqit, u konfirmua nga Haga. Sidoqoftë, ende shumë liderë serbë të Bosnjes e shohin si hero.
Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së përbashkët të vendit, tha që nuk do t’i pranonte amandamentet e kodit kriminal.
Nën marrëveshjen paqësore, Përfaqësuesi i Lartë ka pushtet që të shkarkojë politikanë, të vendos ligje apo të vendos veto për ligje të caktuara.
Serbët e Bosnjes po kërcënojnë që ta paralizojnë parlamentin dhe presidencën.
Rruga Press