Lajme

KFOR përfundon stërvitjen “Sabre e Bronzit 2024”, komandanti Ulutas: Arritje e rëndësishme për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë

Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it ka përfunduar sot stërvitjen e mbajtur në kampin “Villaggio Italia”, e cila kishte për qëllim vlerësimin e gatishmërisë operacionale të njësive dhe testimin e procedurave për dislokimin e shpejtë të mjeteve dhe kapaciteteve.

“Stërvitja e titulluar “Sabre e Bronzit 2024” paraqiste një sërë aktivitetesh të përbashkëta për të menaxhuar krizat dhe për të mbajtur sigurinë publike të kryera nga kontingjente të ndryshme kombëtare të caktuara për KFOR-in”, tha KFOR nw një njoftim për media.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Këto stërvitje përfshinin kontrollin e turmave në trazira, heqjen e pengesave rrugore, evakuimin mjekësor me helikopter, evakuimin e ndërtesave dhe vendosjen e përforcimeve të trupave. Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka thënë se këto stërvitje ishte të rëndësishme për misionin e KFOR-it për mbajtjen e paqes.

“Përfundimi i stërvitjes “Sabre e Bronzit 2024” paraqet një arritje të rëndësishme në përpjekjet tona të vazhdueshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, nën mandatin e OKB-së. Përkushtimi dhe profesionalizmi i shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit ka qenë shembullor dhe pasqyron përkushtimin tonë të palëkundur për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën,” u shpreh ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së
YouTube player