Bota

Kryeministri japonez kritikon testimet e shpeshta të raketave të Koresë së Veriut

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida ka kritikuar të martën testimet e shpeshta të raketave të Koresë së Veriut, duke i cilësuar ato si një kërcënim për paqen dhe sigurinë, jo vetëm të Japonisë, por edhe të rajonit më të gjerë dhe komunitetit ndërkombëtar.

Kishida i bëri këto komente pasi ushtria e Koresë së Jugut raportoi se Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi drejt ujërave në brigjet e saj lindore të martën, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Ata kërcënojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm të Japonisë, por edhe të rajonit”, ka thënë Kishida.

Zyrtarë të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut kanë njoftuar se raketa është lëshuar nga një zonë pranë kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian, dhe ka zbarkuar në det midis Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Rruga Press

YouTube player