Bota

Shefja e diplomacisë finlandeze thotë se nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë

Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë në të ardhmen, megjithëse tha se nuk ka nevojë për këtë për momentin.

Ajo këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë për Financial Times. Valtonen beson se presidenti francez Emmanuel Macron, bëri gjënë e duhur kur e bëri Rusinë të pyeste se cilët mund të jenë kufijtë e mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Tani nuk është koha për të dërguar trupa në terren dhe ne as nuk jemi të gatshëm ta diskutojmë në këtë fazë. Por për një afat të gjatë, sigurisht që nuk duhet të përjashtojmë asgjë”, theksoi ministrja finlandeze.

Në mars, Macron deklaroi se një dislokim i mundshëm i trupave perëndimore në Ukrainë “nuk mund të përjashtohet”. Ai më vonë shtoi se fjalët e tij të diskutueshme ishin menduar me kujdes.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Më pas, duke komentuar idenë që ngriti, Macron theksoi se nëse një skenar i tillë do të zbatohej, forcat franceze nuk do të shkonin në ofensivë kundër Rusisë.

Rruga Press

YouTube player