KryesoreOpinion/Aktualitet

A po blejnë Vuçiqi dhe Rama ‘licencë për një luftë të re’ përmes dhëndrit të Trump-it?

Nga Tonči Mirićožu [Geopolitika News, Zagreb, 26 mars. 2024]

Duke qenë se “kujdesi është nëna e urtësisë”, në këtë artikull do të përpiqemi të shqyrtojmë/shikojmë disa fakte interesante për sigurinë që janë shfaqur në publik në 2-3 javët e fundit…

*

Siç është shkruar tashmë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe korrieri i tij Milorad Dodik nga Bosnja dhe Hercegovina, së bashku me Andrija Mandiqin nga Mali i Zi, koordinojnë politikën e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor me Moskën…

Domethënë, në Serbi, duke gjykuar nga mediat vendase dhe deklaratat e “figurave” politike të Vuçiqit, janë të bindur për shpërbërjen e BE-së dhe triumfin e Vladimir Putinit mbi të, veçanërisht nëse Donald Trump-i, rikthimit të mundshëm të të cilit në Shtëpinë e Bardhë i gëzohen.

Prandaj, është një politikë që zhvillohet në koordinim me Kremlinin, e cila është edhe më e dukshme pas qëndrimit të fundit të Dodik-ut në Rusi, nga ku ai, me sa duket, solli udhëzimet strategjike të Putinit – të cilat më pas – iu dorëzuan “si Vuçiqit ashtu edhe Orbanit dhe për dijeni edhe Erdogan-it dhe Trump-it”!

Paralajmërim i agjencive amerikane të sigurisë – Ballkani Perëndimor është në prag të kaosit

Në një raport të datës 5 shkurt të këtij viti, Zyra e Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në SHBA thekson se presin një rritje të rrezikut të dhunës ndëretnike në vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor (BP). Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi në fund të vitit të kaluar se, Rusia ka plane për të destabilizuar Ballkanin dhe të njëjtin shqetësim në janar e shprehu edhe shefi i diplomacisë britanike, David Cameron.

Më në detaje, raporti vjetor i përmendur thekson se “BP ka të ngjarë të përballet me një rrezik të shtuar të shpërthimit të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024”. Më tej thuhet se “udhëheqësit nacionalistë atje ka të ngjarë të ndezin tensionet për të fituar një avantazh politik. Në të njëjtën kohë, faktorët e jashtëm (Rusia) do të përdorin dallimet etnike – për të rritur ndikimin e tyre dhe për të parandaluar integrimin e Ballkanit në BE dhe NATO”.

Më pas në raport thuhet se “konfliktet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve të Kosovës gjatë vitit 2023 çuan në vdekje dhe lëndime, duke përfshirë lëndime të paqeruajtësve të NATO-s”. Në këtë kontekst, theksohet se “udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, po merr masa provokuese për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare të BeH-së dhe për të zbatuar shkëputjen de facto të Republika Srpskas”. Më pas arrihet në përfundimin se “veprimet e lartpërmendura të Dodikut mund të nxisin liderët boshnjakë që të forcojnë kapacitetet e tyre për të mbrojtur interesat e tyre etnike, gjë që mund të çojë në konflikt, të cilin forcat paqeruajtëse në BeH nuk do të mund ta ndalin”.

Për ata që nuk janë iniciuar, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së SHBA-së, Avril Haines, është një zyrtar i qeverisë amerikane, përgjegjësia e të cilit është të koordinojë punën e të gjitha agjencive të inteligjencës amerikane, përfshirë NSA-në dhe CIA-n.

Në të njëjtën kohë, por nga ana tjetër, edhe shefi i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, gjeneralmajor Zoran Stojkoviq, ishte “mjaft i saktë” lidhur me situatën e sigurisë në BP, dhe në lidhje me të dha parashikime të caktuara. “Duke marrë parasysh praninë e huaj (nënkupton NATO-n), mbylljen tradicionale të komuniteteve shqiptare, si dhe përshkallëzimin më serioz të situatës së sigurisë që nga masakra kundër popullatës serbe në vitin 2004, ne (Serbia) angazhuam burime të konsiderueshme të inteligjencës në këtë zonë”, tha Stojkoviç. së fundmi për Russia Today!

Për të mos lënë asnjë dyshim se çfarë dëshiron vërtet Serbia në Kosovë, Stojkoviç shpjegoi se “në shërbimin ( Inteligjencën serbe) nuk ka vend për njerëzit që nuk e mbajnë Kosovën dhe Metohinë në zemër dhe që nuk jetojnë për ditën, kur trengjyrëshi serb do të valvitet gjerësisht në krahinat jugore serbe”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në këtë kontekst, vlen të theksohet (sipas Danas-it të Beogradit) fjalimi i çuditshëm i fundit i Aleksandër Vuçiqit, i cili para nxënësve të një shkolle fillore nga Kosova theksoi se “nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdor forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar që i mbështet ata”!

Për më tepër, historiani dhe ideologu nacionalist serb Çedomir Antiq gjithashtu kohët e fundit deklaroi se “ne duhet të luftojmë për pavarësinë e Republikës Srpska dhe për pozitën e popullit serb në rrafshin kushtetues si popull shteëformues në Mal të Zi. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë atje duhet të formohet Republika Srpska me qendër në Nikshiq”!

Analistët shtetërorë rusë janë gjithashtu të qartë për BP-në, ndaj raportojmë: “Kriza ukrainase ka nxitur më tej ngjarjet në Ballkan, duke ringjallur konfliktet e ngrira atje… Lidhur me rezultatin e konfliktit në Ukrainë dhe pavarësisht nga ai, konflikti (ose të paktën përshkallëzimi i tensioneve) midis forcës madhore në drejtim të Ballkanit – duket i pashmangshëm”. Sa më sipër pretendohet në rishikimin analitik të “Institutit për Analizë Sistemik – Strategjik” rus!

Lidhur me këtë temë, themeluesja dhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi – Sonja Biserko pohoi në mënyrë shumë të qartë se “Vuçiqi po destabilizon vendet fqinje përmes Kishës Ortodokse Serbe -SPC” dhe shërbimeve të sigurisë!”

A po korruptojnë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama Jared Kushnerin – (dhëndrin e Trumpit)?

Kompania e Jared Kushner-it, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të marrë me qira ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të bombarduar në Beograd për 99 vjet pa pagesë. Në atë vend, Kushneri do të ndërtojë një hotel luksoz dhe kompleks apartamentesh – me 1500 njësi banimi, si dhe një memorial dhe një muze, shkruan New York Times (NYT). Investimi, siç thuhet, kap vlerën e 500 milionë dollarëve dhe Republika e Serbisë, sipas kontratës së propozuar, duhet të marrë 22 për qind të fitimit…(?)

Përveç kësaj, Kushner-i planifikon të ndërtojë resorte luksoze në bregdetin shqiptar.

Më tej, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) iu referua këtyre rrethanave dhe thekson se rol në negociatat me Vuçiqin ka luajtur edhe ish-ambasadori i Trump-it në Gjermani dhe përfaqësuesi special për Ballkanin, Richard Grenell. Teksti kujton se Trump-i emëroi Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2019 dhe se Grenell-i më pas vendosi kontakte të shkëlqyera me Vuçiqin dhe Ramën.

Aktivitetet e listuara të pasurive të paluajtshme për Aleksandar Vuçiqin dhe Edi Ramën duket se janë të dobishme për vendet e tyre, por diçka më e madhe është “në lojë”…

Kujtojmë: Grenell gjatë mandatit të tij e ka mbështetur maksimalisht projektin e Ballkanit të Hapur të Vuçiqit dhe Ramës, i cili e solli Serbinë dhe Shqipërinë në një pozicion të privilegjuar politik dhe ekonomik – në dëm të Kosovës, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe të Maqedonisë. Si rrjedhojë, është logjike që Kushneri dhe Grenelli po planifikojnë sot investime të mëdha pikërisht në Serbi dhe Shqipëri dhe jo në vendet e tjera të përmendura ballkanike.

Me rastin e këtij lajmi, komentet e shumta negative ishin të dukshme në portalet dhe rrjetet sociale amerikane. Përkatësisht, shumica e atyre komentuesve kanë hamendësuar/nënkuptuar se ishte një lloj korrupsioni, sepse Kusneri dhe Grenelli po bëjnë biznes me Vuçiqin dhe Ramën duke përdorur kontakte të mëparshme politike”…

Më konkretisht, sipas NYT: “Shqetësimi qëndron në faktin se me një ‘punë të tillë’, qeveria e Serbisë mund të ndikojë në mënyrë ‘korruptive’ te presidenti i ardhshëm Trump (sepse do të bëjë biznes me familjen e tij), dhe tek të huajt. Politika ndaj Serbisë duhet të ndikohet vetëm nga ajo që është në përgjithësi interesi shtetëror i SHBA-së”.

Prandaj, nuk bëhet fjalë për lidhje të rregullta biznesi, por për përdorim të kontakteve politike, të cilat sigurisht janë të korruptuara. (“Dhëndri i Trumpit, J. Kushner “i hodhi sytë edhe në brigjet e Rripit të Gazës”, sipas Beta/N1 nga 20.03.2024)

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Rinovimi i planit për ndarjen e Kosovës?

Në këtë kontekst, “për Vuçiqin dhe Ramën, mbështetja e investimeve të përmendura mund të jetë e dobishme politikisht nëse Trump-i bëhet sërish president – ​​dhe veçanërisht, nëse ai e sjell sërish Grenellin në ekipin e tij”, paralajmëron FAZ. Ai po ashtu kujton se në kohën kur Grenell ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, se Rama, Vuçiqi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin “në prag të ndarjes së Kosovës”, pra sipas planit, “ veriu i Kosovës duhej t’i takonte Serbisë dhe jugu Shqipërisë.”

“Nëse atëherë do të ishte arritur një marrëveshje, mund të kishte qenë fillimi i zhvendosjeve të mëtejshme të rrezikshme të kufijve, që ishte shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme ballkanike në vitet 1990”, vlerëson FAZ, por “marrëveshja megjithatë dështoi, kryesisht për shkak të kundërshtimit të Gjermanisë dhe kancelares së saj të atëhershme, Angela Merkel”.

Megjithatë, siç thekson gazeta e lartpërmendur gjermane, “të qenunit mirë me presidentin e mundshëm të ardhshëm të SHBA-ve, mund t’i hapë rrugën Vuçiqit dhe Ramës për të rinovuar planin për ndarjen e BP-së në pjesën serbe dhe shqiptare”.

Kjo, në fund të fundit, do të thotë se do të ishte një sulm ndaj sovranitetit të Kosovës, BeH, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, çka nuk mund të ndodhë pa konflikte të armatosura!

(Në mënyrë të veçantë theksojmë se Rama padyshim nuk e kupton se Vuçiqi përmes tij – “I shfrytëzuar si një kukull – aktualizon krijimin e Serbisë së Madhe”, d.m.th. luftërat e kaluara ndaj BP.)

Lavrov e ftoi Daçiqin në Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas agjencisë së lajmeve, do të jetë për vizitë më 21 mars. p.sh. në Moskë, me ftesë të kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Daçiq dhe Lavrov do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh të bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, çështjen e Kosovës, situatën në Ballkan dhe problemet aktuale ndërkombëtare, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në këtë kontekst, mbetet shpresa se në çantën diplomatike të Daçiqit nuk ka letra apo përgjigje për Putinin “për Trumpin, për Erdoganin, për Orbanin dhe për Vuçiqin”!?

Në vend të një përfundimit

Përderisa Vuçiqi e mban Serbinë të bllokuar në iluzionin se është humbësi më i madh i kolapsit të RSFJ-së, d.m.th. i luftërave të viteve 90-të, dhe përderisa në lidhje me këtë i mban të hapur kufijtë e saj – për ripërcaktim/zgjerim drejt perëndimit. BeH), në jug (Mali i ZI) dhe juglindje (Kosovë) dhe MV) – nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor.

Pra, rrethana e përmendur ndoshta pasqyron synimin (modus operandi) të Vuçiqit (dhe të Putinit) që gradualisht, përmes projekteve me dhëndrin e Trumpit – Kushnerin (dhe, me sa duket, përmes lobistëve serbë – Granellin, ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, dhe Komisionerin Evropian i Komisionit të Fqinjësisë dhe Zgjerimit nga viti 2019 Oliver Varhely) vjen në “miratimin për ndarjen e BP” me Ramën – edhe pse, e përsërisim, çdo ndryshim kufijsh çon në mënyrë të pashmangshme në një luftë të re!

(Këtu vërejmë se Hill së fundi deklaroi se Serbia është më afër anëtarësimit në NATO se sa Kosova, gjë që kolegu i tij nga Prishtina – ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e hodhi poshtë këtë, ndërsa Varhelyi gjatë vizitave/kontakteve të tij në Këshillin e Ministrave pa maskuar shprehet si pro-rus/pro faktorit serbë.)

Dhe ku jemi ne në gjithë këtë?

Ndoshta në këtë konkluzion mjafton të konstatohet se një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Aleksandar Vuçiqit, dhe kreu formal i SNS-së në pushtet dhe ministri aktual i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, së fundmi ka bërë një foto me flamurin e kriminelit të mundur, d.m.th. krijuesin de fakto të Krainës fashiste në Kroaci.

Sa u tha më sipër, do të thotë se në Republikën e Kroacisë është ende koha për politikanë serioz!!! Sigurisht që kjo vlen edhe për zgjedhjen e politikanëve në SHBA dhe BE! [Nga kratishtja: ISHGJ]

Rruga Press

YouTube player