Uncategorized

Kandiq: Mandatari serb të tregojë se ku i varrosi Rukie dhe Feriz Krasniqin

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka reaguar të dielën, pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiq mandatoi ish-ministri serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq për formimin e qeverisë së re serbe. Kandiqi në platformën X thotë se Vuçeviq para se të bëhet kryeministër, duhet të tregojë vendvarrimin e trupave të Rukie dhe Feriz Krasniqit të vrarë në Kosovë.

“Le të kërkojmë nga shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, të zbulojnë vendin ku u varrosën trupat e Rukije dhe Feriz Krasniqit, të vrarë nga pjesëtarët e Ushtrisë së Jugosllavisë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Mbi 100 artefakte të masakrës së 26 marsit 1999 ekspozohen në Muze

Më herët Kandiq ka shkruar për dinjitetin e të pagjeturve.

“Feriz dhe Rukije Krasniqi, fëmijët e tyre kanë pritur 25 vjet që Ushtria e Serbisë të zbulojë vendin ku ushtarët i varrosën trupat e prindërve të tyre, të cilët i vranë më 27 mars 1999, në fshatin Sushicë afër Prishtinës, dhe më pas i dogjën trupat e tyre. Komandanti i njësitit të UJ-së dhe ushtarët janë dënuar në vitin 2003, por nuk kanë treguar vendin e varrimit”, ka deklaruar Kandiq.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave

Kujtojmë se Millosh Vuçeviq, ish-ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh udhëheqës i partisë në pushtet në Serbi, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë. Në vendimin, që u nënshkrua nga Vuçiq, u tha se “Vuçeviq deri më tani ka kryer me përgjegjësi detyrat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes”.

YouTube player