BRICS fton Serbinë të marrë pjesë në samitin e radhës, Vuçiqi lë të hapur mundësinë e takimit me Putin dhe Xi Jinping
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të shqyrtojë mundësinë e pjesëmarrjes në një samit të BRICS në Kazan të Rusisë në tetor të këtij viti.
“Kur do të mbahet samiti i BRICS? Në tetor?” pyeti ai ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, i cili ishte i pranishëm gjatë fjalimit televiziv të Vuçiçit drejtuar kombit.
Daçiç vuri në dukje se presidenti serb ishte i ftuar si i ftuar special. “Faleminderit për ftesën.
Do ta shikojmë në kohën e duhur”, tha ai..
Rusia mban presidencën e BRICS në vitin 2024.
Programi i presidencës së saj përfshin më shumë se 200 ngjarje të ndryshme, ku ai qendror është samiti i liderëve të BRICS në Kazan në tetor.
Kujtojmë se BRICS është një aleancë me bazë ekonomike e cila përfshin Rusinë, Kinën, Indinë, Brazilin, etj.
Rruga Press