KryesoreLajme

Kurti në podcastin e Ditmir Bushatit: Konflikti midis kombit shqiptar dhe Beogradit nuk ka përfunduar ende

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, përmes një klipi të shkurtër, ka lajmëruar në platformën X se i ftuari i radhës në podcastin e tij ‘Public Square’ është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti në intervistën që do publikohet e plotë sot (30 mars) në orën 18:00 në Youtube, ka thënë se për të dalluar qëndrimet e politikanë shqiptar në raport me Beogradin, mjafton që t’i pyesësh se çfarë qendrimi kanë për Vuçiqin.

Konflikti kryesor i shekullit XX është midis kombit shqiptar dhe Serbisë si shtet. Jo midis serbëve dhe shqiptarëve. Dallimi kombëtar nuk ka prodhuar konflikte, por Beogradi ka qenë qendra e një imperializmi të vockël. Në botë nuk ka vetëm imperializëm të madh, por dhe imperializma të vegjel, të cilët janë shumë të mëdhenj për fshqinjët“, tha Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ne i kemi të gjitha këto probleme që nga Lidhja e Prizrenit e këtej dhe që shfaqen tek politikanët sepse vetëm pyeti se çfarë të thonë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga këto dallime mund të gjesh shumë kollaj edhe shkakun, jo vetëm korrelacionin me dallimet që i kemi pastaj me njëri tjetrin. Pra, në njëfarë mënyre, konflikti midis kombit shqiptar dhe Beogradit nuk ka përfunduar ende. Dallimet që i kemi me njëri tjetrin në raport me këtë konflikt, në raport me Serbinë, janë shndërruar edhe në pengesa të brendshme“, përfundon Kurti.

Videoja e plotë do publikohet në llogarinë në Youtube të Ditmir Bushatit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
YouTube player