Lajme

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri.

Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në gjuhën shqipe, derisa e kanë mirëpritur ministren.

“Plot emocion në Kalabri, në komunën arbëreshe Shën Benedhiti. Ju faleminderit për pritjen”, shkruan Gërvalla derisa e ka publikuar edhe një video.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ndryshe, Gërvalla është duke qëndruar në një vizitë në Itali, derisa ka shkruar se “Kozenca dhe Kalabria në përgjithësi është pikërisht vendi që të bën të besosh edhe më shumë në lidhjen vëllazërore mes Italianëve dhe shqiptarëve në të gjithë Ballkanin dhe të kuptosh sa të forta dhe të thella janë lidhjet tona kulturore dhe evropiane”.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player