KryesoreLajme

Ministrja malazeze: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Majda Gorçeviq, ka thënë se shteti i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës në maj. 

Në konferencën për media të mbajtur bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, pas nënshkrimit të marrëveshjes për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, ajo ka komentuar edhe votën e Malit të Zi kundër Kosovës në Komitetin për politikë dhe diplomaci të KiE-së të mërkurën.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërisë qëndrimin e qeverisë … “Mali i Zi në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, është shprehur Gorçeviq. 

Ndërkohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës por një deputete që përfaqëson një subjekt politik.

“Ajo që është me rëndësi është që vota e deputetes nuk përfaqëson qëndrimin e Malit të Zi por tregon se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi”, është shprehur Bislimi.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ndërkohë për votimin kundër të Serbisë ka thënë se nuk ka qenë risi. “Pa qëllim ata i kanë bërë nder Kosovës duke qëndruar në mbledhje e bërë kuorumin”, është shprehur Bislimi.

YouTube player