Lajme

Aivo Orav zgjidhet shef i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë


Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është zgjedhur si shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ky vendim vjen pasi edhe Miroslav Lajçak pritet të nisë mandatin si ambasador i BE-së në Zvicër në fillim të shtatorit, kështu ka raportuar Radio Evropa e Lirë.

Lexo më shumë  Vizita e Ramës në Prishtinë, Berisha: Hipokrit, ka dëmtuar Kosovën me pazaret në Beograd

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog.

Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Lexo më shumë  Trumpi uron 18-vjetorin e Pavarësisë: ShBA-ja e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetin territorial të Kosovës

Në kuadër të ndryshime, diplomati italian, Luigi Soreca, pritet të bëhet shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Diplomati italian ka qenë ambasador i bllokut në Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player