Lajme

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut, kërkon zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar të premten masakrën e Belegut të Deçanit, ku janë vrarë nga regjimi serb 46 qytetarë shqiptarë, të mitur, gratë, pleq e fëmijë.

“Të rrethuar në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, 25-vjet më parë forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, pasi që iu ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, vranë dhe masakruan 46 shqiptarë. Fati i një pjesë të të zhdukurve me dhunë, mbetet ende i pazbardhur, ndaj krahas kujtimit për martirët, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i çdoditshëm”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën mënyrë, sipas saj, u vranë shqiptarë edhe në lagjen Bair të Mitrovicës, në Dumnicë të Vushtrrisë dhe në Poterq të Klinës.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!”, shkruan Osmani.

Rruga Press

YouTube player