Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë, persona të afërt me Erion Veliajn
Maringlen Qato, ish-drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës është arrestuar sot me urdhër të SPAK. Qato është denoncuar nga opozita për korrupsion me disa tendera që ka përfituar nëpërmjet familjarëve të tij. Qato është akuzuar nga opozita se nëpërmjet kompanisë ‘5D Konstruksion’, ka përfituar 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në konflikt interesi.
Policia ka vënë në pranga sot edhe Redian Mollën, ish drejtor i Ujësjellësit të Tiranës, një nga njerëzit më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj. Molla është arrestuar bashkë me Maringlen Qaton, drejtorin e IMT në Tiranë pas hetimeve për kompaninë 5D. Bashkë me 2 drejtorët e bashkisë së Tiranës janë arrestuar edhe 7 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.
Rruga Press