I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit
Ushtarët rusë që kishin vendosur mina në ujë në lumin Dnipro, me gjasë kishin harruar se ku i kishin vendosur, pasi pikërisht nga minat e tyre pësuan ushtarët e Vladimir Putinit.
Duke patrulluar me varka nëpër lumin Dnipro, ushtarët rusë shihen duke e pësuar me jetë kur aktivizohen minat ujore që ishin vendosur pikërisht nga rusët.
Në fakt ato i kishin vendosur duke shpresuar se do ta pësojnë ukrainasit, por ndodhi e kundërta dhe arma që tentuan ta përdorin kundër armikut – u kthye si një armë për vetë trupat ruse.
Pamjet nga droni shfaqin momentin kur varka me ushtarët rusë godet minën ujore, e cila aktivizohet dhe hedhë në erë varkën që po patrullonte nëpër Dnipro.
Të njëjtin fat ushtarët rusë e kanë pasur edhe me minat kundër këmbësorisë dhe tankeve, që i aktivizuan duke hedhur veten në erë.
Ato i kishin vendosur për ukrainasit, ndërsa në shumë raste konvoji me tanke dhe autoblinda ruse kanë shkelur mbi to.
Rruga Press