Lajme

Këlliçi thirrje SPAK: Dërgoni para drejtësisë Veliajn dhe drejtorët e tij të korruptuar

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, i ka drejtuar një thirrje SPAK që të mos pluhurosë më dosjen e kompanisë 5D dhe të dërgojë menjëherë përpara drejtësisë vartësit e korruptuar të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë, sëbashku me këtë të fundit, i cili e ka kthyer sot institucionin e bashkisë në monumentin më të madh të korrupsionit në vend.

“Vetëm një drejtësi pa regji, është zgjidhja e vetme për korrupsionin galopant në të cilin lundron sot vendi ynë”, tha Këlliçi.

Anëtari i Kryesisë së PD tha se gjatë hetimeve të cilat po drejtohen nga prokurori Klodian Braho, sipas infomacioneve që disponojnë gazetarët e kronikës dhe të bëra publike në media, janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata të cilat kanë hapur kutinë e pandorës.


“Nga këto sekuestrime flitet se është zbardhur skema sesi këta vartës të Erion Veliajt kanë vjedhur fondet publike si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me chartera të tyre nga vëndet fqinje”, shtoi ai.

Deklarata e Belind Këlliçit

U bënë sot 334 ditë nga regjistrimi i kallëzimit penal që kam depozituar në SPAK ndaj kompanisë famoze 5D KONSTRUKSION.

Kompania e vartësve të pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, ku truri është drejtori i korruptuar i Bashkisë Tiranë, Maringlen Qato.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Kompania 5D KONSTRUKSION ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e Erion Veliajt.

Gjatë hetimeve të cilat po drejtohen nga prokurori Klodian Braho, sipas infomacioneve që disponojnë gazetarët e kronikës dhe të bëra publike në media, janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata të cilat kanë hapur kutinë e pandorës.

Nga këto sekuestrime flitet se është zbardhur skema sesi këta vartës të Erion Veliajt kanë vjedhur fondet publike si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me chartera të tyre nga vëndet fqinje.

Sot që flasim, pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara, duke i lejuar këta shtetas të vazhdojnë të pacënuar bizneset e tyre, madje duke përfituar dhe një leje të re ndërtimi, fill pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Pyetja që lind natyrshëm është se përse prokurori special Klodian Braho, që e nisi këtë hetim pas denoncimit dhe kallëzimit tonë, sot nuk po vepron më?

Mbase përgjigjen do ta gjejmë tek kallëzimi penal që Mirel Mërtiri bëri kundër këtij prokurori, duke e akuzuar atë si të lidhur me krimin e organizuar në vend.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Pra sot, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, mesa duket mban peng përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit këtë prokuror, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkië e Tiranës.

Personalisht kam qenë i pari që kam dalë nga kjo foltore në mbrojtje të këtij prokurori në momentin që u shantazhua publikisht nga banda e Inceneratorit të Tiranës, por sot i bëj thirrje publike të mos pluhrosi më dosjen e kompanisë 5D dhe të dërgojë menjëherë përpara drejtësisë vartësit e korruptuar të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë, sëbashku me këtë të fundit, i cili e ka kthyer sot institucionin e bashkisë në monumentin më të madh të korrupsionit në vend.

Vetëm një drejtësi pa regji, është zgjidhja e vetme për korrupsionin galopant në të cilin lundron sot vendi ynë.

Vetëm një drejtësi e cila nuk ka dy standarde e nuk burgos pa asnjë provë apo akuzë Kryetarin e Opozitës, por çon përpara drejtësisë bazuar mbi fakte dhe dokumenta të pakontestueshme hajdutët në qeveri e bashki, është ilaçi i duhur për këtë situatë kritike me shpërdorimin dhe vjedhjen e fondeve publike në vend.

Rruga Press

YouTube player