Lajme

Plaga e shpopullimit në Popçisht – Fshati që numëron vetëm 24 shtëpi nga 150 që ka pasur dikur

I braktisur thuajse tërësisht nga mosha e re në rrugët e fshatit Popcisht të bashkisë Maliq sheh vetëm të moshuar që ndihen të vetmuar por edhe të përmalluar për fëmijët e tyre të cilët kanë ikur drejt destinacioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për një jetë më të mirë.

Lexo më shumë  Policia me aksion në veri - sekuestron armë, municion dhe granata dore

Fshati që sot është pothuajse bosh dikur numëronte rreth 150 shtëpi të banuara e sot ky numër është ulur ndjeshëm duke shkuar vetëm në 24 shtëpi. Të moshuarit që kanë mbetur thonë se janë të pashprese se një ditë fëmijët e tyre do të kthehen në vendin e lindjes pasi largimin masiv e lidhin pikërisht me papunësinë.

Sipërfaqet e mëdha të tokave punohen gjithnjë edhe më pak në këtë fshat duke bërë që edhe ekonomia të bjerë ndjeshëm pasi burimi i të ardhurave të banorëve të fshatit Popçisht lidhen me bujqësinë por edhe blegtorinë. Varfëria, papunësia dhe mungesa e shpresës për të ardhmen janë disa nga faktorët përse të rinjtë janë larguar nga ky fshat.

Lexo më shumë  Lord Cromwell dhe Martin Vickers rikonfirmojnë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën

Rruga Press

YouTube player