KryesoreLajme

Nënshkruhet mini-shengeni mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në panelin e diskutimit të Forumit Ekonomik në Shkup kanë shpalosur kushtet e marrëveshjes mes tre vendeve.

Iniciativa mes tre vendeve në të ardhmen do të quhet “Open Balkan” që do të jetë ndryshim i emrit të deritanishëm “Mini-shengeni”.

Sipas krerëve shtetëror të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, kjo nismë është për të mirën e qytetarëve, për ekonominë dhe lëvizjen e lirë të bizneseve, duke u bazuar në besimin mes vendeve dhe në mes institucioneve të këtyre vendeve, besim ky që historikisht ka rënë mbi kurrizin e shqiptarëve sa në formën e masakrës, sa në formën e gjenocidit, sa në formën e dëbimit.

Lexo më shumë  KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në veri

Në këtë forum, tre shtetet do nënshkruan marrëveshjen për:
Fuqi të lirë punëtore, me të cilën qytetarët e tre shteteve do të mund të punojnë në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut pa ndonjë leje pune që deri tani është dashur që ta marrin nëpër zyrat e punës nëpër institucione apo zyrat e policisë. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022.

Bashkëpunimi për rajon të gjelbërt është marrëveshja e tretë e nënshkruar mes tre vendeve për të realizuar aktivitete të përbashkëta në mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e turizmit malor dhe mbrojtjen e parqeve nacionale. Në këtë marrëveshje hynë edhe aktiviteti i përbashkët në raste të katastrofave humanitare. Tre shtetet do të përballen me katastrofat humanitare nëse do të ndodh në të ardhmen në Shqipëri, Serbi ose Maqedoni të Veriut. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022

Lexo më shumë  Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Heqja e kufinjëve do të jetë pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara sot nga zyrtarët e tre shteteve. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2023.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *