Dy të arta olimpike për Kosovën, vjen reagimi nga presidenti i Federatës Evropiane
Me disfatën e sotme të Loriana Kukës në “Tokio 2020”, është mbyllur aventura e xhudistëve të Kosovës.
Ekipi i xhudos së Kosovës shënoi sukses të jashtëzakonshëm në këtë olimpiadë.
Në krye me trajnerin Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i sollën dy medalje të arta Kosovës.
Fjalë të mëdha për xhudistet e Kosovës ka dhënë edhe presidenti i Federatës së Xhudos Evropiane, Sergey Soloveychik.
Soloveychik, ka falënderuar Federatën e Xhudos së Kosovës për kampionet e reja olimpike.
“Është nder dhe kënaqësi që përmes kësaj letre t’iu falenderoj ju Federatën e Xhudos së Kosovës, si dhe të gjithë popullin e Kosovës për kampionet e reja olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi”, tha ai.
Rruga Press