KryesoreLajme

Kurti: Me Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës po përmbushet obligimi për drejtësi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëpërmjet funksionalizimit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës po përmbushet një nga obligimet ndaj kujtimeve të popullit dhe kërkesës për drejtësi.

Duke kujtuar 25-vjetorin e masakrës së forcave serbe në fshatrat Krushë e Madhe, Krushë e Vogël dhe Padalishtë, Kurti ka shkruar në Facebook se këto janë dëshmi të gjenocidit serb “që më forcat policore e ushtarake, u përpuq të shfarosë shqiptarët në Kosovë”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Kujtesa e Kosovës është e freskët. Themelimi dhe funksionalizimi i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës ka për qëllim dokumentimin e të gjitha krimeve të luftës së fundit në Kosovë, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale nga Serbia. Ky është një nga obligimet e shumta që po përmbushet ndaj kujtimeve tona si popull dhe kërkesës për drejtësi”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Qeveria është e përkushtuar që brezi aktual dhe i ardhshëm i fëmijëve “të mos i kalojë nëpër këto vuajtje që i kaluam ne”.

Për masakrat serbe ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se moszbardhja e tyre është edhe më e rëndë.

YouTube player