Bota

Rusia më në fund e pranon se sanksionet perëndimore po godasin të ardhurat e saj nga nafta

Industria ruse e naftës mund të ketë filluar të numërojë të ardhurat e saj ndërsa Perëndimi intensifikon regjimin e sanksioneve.

Guvernatorja e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina, në një deklaratë tha se shtrëngimi i sanksioneve nga Perëndimi po godet të ardhurat e rusëve nga eksporti i naftës.

“Pas rënies në fillim të vitit, eksportet janë rimëkëmbur, të nxitura nga rritja e çmimit”, tha Nabiullina, duke theksuar se çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur për 10 për qind vetëm këtë vit, shkruan yahoonews.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Megjithatë sanksionet dytësore e pengojnë këtë proces”, shtoi ajo duke iu referuar kufizimeve tregtare që synojnë të parandalojnë palët e treta të bëjnë biznes me Rusinë.

Ndryshe, edhe pas fillimit të luftës, ekonomia ruse ka qëndruar mirë shkaku i rezervave dhe fuqisë energjetike që ka, por edhe eksporteve në tregje alternative si India dhe Kina.

Por, tashmë disa gjigantë bankar kinezë kanë ndaluar pagesat nga institucionet financiare ruse të sanksionuara.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Gjithashtu, edhe bankat e tjera globale që Rusia i përdorte për të shmangur sanksionet, po largohen nga të bërit biznes me të, gjë që nga lë të nënkuptojmë se industria ruse po dobësohet.

YouTube player