Lajme

Murati takon ambasadorin austriak, diskutojnë për projekte të përbashkëta

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se ministri, Hekuran Murati, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, takim ky i cili sipas ministrisë filloi duke theksuar marrëdhënien dhe miqësinë e mirë që Kosova dhe Austria kanë ndërtuar ndër vite.

Në komunikatën e ministrisë bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë austriake si dhe për disa projekte të përbashkëta.

“Përgjatë takimit, Ministri Murati theksoi mundësitë për bashkëpunim me kompanitë austriake, kompani të cilat kanë ekspertizën dhe njohuritë e nevojshme, e ku kjo pronë intelektuale e përkthyer në konteksin e Kosovës, mund të rezultojë me projekte të suksesshme në infrastrukturë, ndërtimtari, mjedis dhe fusha të tjera”.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

“Ambasadori Schnetzer përmendi disa nga projektet e përbashkëta me MFPT-në, siç janë projektet për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në disa prej komunave, dhe theksoi vullnetin për të gjetur mundësi të reja bashkëpunimi në projekte infrastrukturore”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se të dyja palët mirëpritën edhe marrëveshjen bilaterale për sigurimet shoqërore që sipas tyre, do të përmbyllet së shpejti.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

“Të dyja palët mirëpritën edhe marrëveshjen bilaterale për sigurimet shoqërore që do të përmbyllet së shpejti dhe e cila do të mundësojë që të gjithë kosovarët që kanë punuar apo vazhdojnë të punojnë në Austri pas arritjes së moshës së pensionimit të marrin pensionet në vendin ku ata jetojnë”, thuhet tutje aty.

Rruga Press

YouTube player