Lajme

Rohde: Plotësisht dakord, Serbia është kontradiktore, kërkon Asociacionin por kundërshton anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet, i cili i tha kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq se është kontradiktore kur kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ndërkohë kundërshton anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Europës.

Knaus shkroi të shtunën se Bërnabiq po kërkon nga Kosova përmbushjen e një zotimi që nuk është i lidhur me anëtarësimin e vendit në KiE.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Asnjë anëtari të KiE -përfshirë Serbinë- nuk iu tha kurrë se ekziston vetëm një mënyrë për t’ë’i mbrojtur të drejtat e pakicave”, shkroi ai.

Ambasadori gjerman u pajtua me këtë.

“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit-Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e kësaj dëmton procesin e dialogut”, shkroi Rohde.

Knaus tha se Bërnabiq thotë se Kosova s’guxon të anëtarësohet në KiE edhe nëse e themelon Asociacionin, duke theksuar se “ky pozicion është kontradiktor”.

“Serbia nuk mund ta injorojë një marrëveshje ku u zotua se ‘Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’ dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet”, shkroi ai në “X”.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Kjo, Knaus tha se e dëmton procesin e dialogut.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryetarja e Kuvendit në Beograd, Ana Bërnabiq kanë paralajmëruar se Serbia do të dalë nga Këshilli i Europës nëse Kosova bëhet anëtare.

Rruga Press

YouTube player