KryesoreLajme

Politikani serb: Si arriti Goran Rakiq të ndërtojë një ndërtesë disa milionëshe në Mitrovicë të Veriut?

Kryetari i Lëvizjes, “Dashuri, Besim, Shpresë”, Nemanja Shatroviq, teksa ka qëndruar pranë një objekti në Mitrovicë të Veriut, i ka kërkuar ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, se si ia doli të ndërtojë “një ndërtesë disa milionëshe”.

Ai ka kërkuar shpjegime edhe nga presidenti, Aleksandër Vuçiq, se si dikush që kishte shumë më pak të ardhura të ndërtonte një ndërtesë të tillë.

“Unë propozoj që Goran Rakiq nga ‘Srpska lista’ të shpallet sipërmarrësi i dekadës. Është e lehtë për dikë të pasur të ndërtojë një ndërtesë të tillë, por bëma e vërtetë është kur dikush me të ardhura modeste, si ish-presidenti i Srpska Lista e bën”, ka bërë të ditur Sharoviq në rrjetin social X, duke shpërndarë një video përballë një ndërtese, për të cilën pretendon se i përket Rakiqit.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Nuk mund të rezistojmë që të vizitojmë punimet në objektin që i përket Goran Rakiqit. Objekti është ndërtuar në një parcelë prej 350 mijë eurosh, e cila është regjistruar në pronësi nga Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe. Ai ka të ardhura mjaft modeste, por duket se me ‘sistemin e tre zarfeve’ ka arritur te kurseje sa për te ndërtuar një kate përdhe, 10 kate e lart, nuk dihet nëse do jete papafingo apo nivel i ri, nuk e dimë për momentin”, ka shtuar politikani serb.

YouTube player