Testi i dytë për Shqipërinë është sot dueli përballë Suedisë
Shqipëria zhvillon sot (25 mars) miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj, ku përballë do të ketë Suedinë.
Kuqezinjtë janë mysafirë të suedezëve për ndeshjen që luhet në stadiumin “Friends Arena”.
Shqipëria pësoi humbje 3-0 ndaj Kilit në fundjavën që shkoi, andaj Sylvinho do të synojë të mbyllë këtë fazë të miqësoreve me fitore.
Por, Suedi nuk është një kundërshtar i lehtë dhe do të tentojë po ashtu fitoren.
Lojtarët tanë janë në dijeni se kanë nevojë të ndjeshme që të përmirësohen në të gjitha repartet, për t’u përgatitur sa më mirë për Euro 2024 që fillon në qershor.
Andaj, një fitore ndaj Suedisë do të ishte e mirëseardhur, për të mos lënë dilema që nga ndeshja me Kilin.
Rruga Press