KryesoreLajme

Von Cramon i reagon Vuçiqit për paralajmërimin për largim nga KiE: Po bën blof

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar presidentit serb i cili të premten në një intervistë ka thënë se nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet.

Von Cramon është përgjigjur në pyetjen që ka ngritur gazetari gjerman, Michael Martens, nëse këtë deklaratë të Aleksandër Vuçiqit Perëndimi do ta quajë blof apo do ta marrë si të mirëqenë.

Lexo më shumë  Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

“Sigurisht një blof. Sigurisht se Serbia nuk do të largohet. Deklarata nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt”, është përgjigjur ajo në platformën X.

“Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kush do të pranohet”, ka theksuar më tej.

Von Cramon ka shtuar se Serbia nuk është larguar nga UEFA e FIFA pas anëtarësimit të Kosovës në to, e se “shumicës së njerëzve në Serbi nuk iu intereson”.

Lexo më shumë  Qindra llogari bankare, vila, pasuri marramendëse të sekuestruara/ SPAK reagon zyrtarisht për dosjen "Aruba"
YouTube player