Lajme

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj “Devolli Corporation” dhe “Kujtesa Net”

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka procedurë hetimore ndaj ndërmarrjeve “Devolli Corporation Sh.p.k.” dhe “Kujtesa Net Sh.p.k.” për shitblerjen e aksioneve në treg.

Në njoftimin e Autoritetit thuhet se hetimet kanë nisur “për dyshimet e arsyeshme se ato kanë realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës pa përmbushur detyrimin ligjor për njoftimin e përqendrimit”.

“Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka filluar procedurën hetimore ndaj dy ndërmarrjeve, ‘Devolli Corporation Sh.p.k.’ dhe ‘Kujtesa Net Sh.p.k.’, për dyshimet e arsyeshme se ato kanë realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës pa përmbushur detyrimin ligjor për njoftimin e përqendrimit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Konkluzioni për fillimin e kësaj procedure hetimore thuhet se është shpallur me datë 20.03.2024 nga Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës.

“Sipas informatave të marra gjatë shqyrtimit paraprak të hetimit nga Autoritetit i Konkurrencës, mbi dyshimet e bazuara se kanë realizuar transaksione të aksioneve në tregun e telekomunikimeve dhe kabllor në territorin e Republikës së Kosovës. Autoriteti ka vlerësuar se ndërmarrjet në fjalë, ‘Devolli Corporation Sh.p.k.’ dhe ‘Kujtesa Net Sh.p.k.’, kanë bërë shitblerjen e aksioneve pa paraqitur njoftimin e përqendrimit përkatës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Në njoftim thuhet se Autoriteti ka vendosur edhe “Kërkesën për paraqitjen e dokumenteve specifike të procedurës hetimore, përfshirë marrëveshjen për shitblerjen e aksioneve, transaksionet bankare dhe dokumentacionin e nevojshëm nga ARBK”

“Bazuar në këtë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur: Fillimin e procedurës hetimore ndaj Devolli Corporation Sh.p.k. dhe Kujtesa Net Sh.p.k. për shkak të dyshimeve të arsyeshme për realizimin e shitblerjeve të aksioneve në tregun përkatës. Kërkesën për paraqitjen e dokumenteve specifike të procedurës hetimore, përfshirë marrëveshjen për shitblerjen e aksioneve, transaksionet bankare dhe dokumentacionin e nevojshëm nga ARBK”, thuhet tutje në njoftim.

YouTube player