KryesoreLajme

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, i ka bërë të ditura dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis, raportuese në Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim. 

Knaus në një postim në X shkruan se opinioni i ish ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“…17. Prandaj, Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave

17.1. ftoni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”, thuhet në dy pika të opinionit të Bakoyannis.

Lexo më shumë  Miliarda euro të “ngrira” në beton, paradoksi që po zbraz Shqipërinë

Knaus në një video të publikuar në X më tej thekson se ky është një lajm i mirë për të gjithë.

Ndryshe, java që vjen është e rëndësishme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka në rend dite çështjen të Kosovës në Këshill të Evropës.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Këshilli i Evropës.

Pas 27 marsit, ku pritet të kalojë raporti i Dora Bakoyannis çështja e anëtarësimit të Kosovës do të kalojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sesionet e të cilës do të mbahen nga mesi i prillit.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën
YouTube player