Bota

Macron nuk e përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë – komandanti francez zbuloi se sa forca mund të aktivizohen brenda 30 ditëve

Trupat franceze janë gati për “angazhime më të vështira”, tha komandanti i forcave tokësore të vendit, ndërsa presidenti, Emmanuel Macron ka paralajmëruar mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme për hakmarrje nga Rusia.

Në një artikull të botuar nga e përditshmja franceze Le Monde, gjenerali Pierre Schill, kreu i forcave tokësore të Francës, tha se forcat e tij ishin “gati” nëse thirreshin dhe se një shfaqje e fuqisë ushtarake franceze do të “frenonte çdo sulm ndaj Francës”.

Macron po drejton një propozim të ri nga disa vende të NATO-s për të diskutuar dërgimin e forcave aleate në Ukrainë në role trajnimi dhe këshillimi, megjithëse jo si trupa luftarake. Shtetet baltike, Estonia, Lituania dhe Letonia, si dhe Polonia, kanë shprehur mbështetjen e tyre për qëndrimin e Parisit, megjithëse janë kundër vendet kryesore të NATO-s si SHBA dhe Gjermania.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Schill tha se Franca mund të vendosë një divizion prej 20 mijë trupash brenda 30 ditëve për të vepruar si pjesë e një koalicioni të aleatëve. Parisi, shtoi ai, do të jetë në gjendje të komandojë një forcë prej rreth 60 mijë ushtarësh të përbërë nga trupa franceze dhe trupa të tjera aleate. Ushtria franceze numëron rreth 121 mijë ushtarë aktiv dhe 24 mijë rezervistë.

“Nëse doni paqen, përgatituni për luftë. Burimet e krizës po shumohen dhe mbartin me vete rreziqet e zgjerimit spirale”, tha komandanti, megjithëse ai nuk përmendi në mënyrë specifike pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës.

Ndërkohë, një ushtarak gjerman ka zbuluar se një numër i vogël i personelit francez dhe britanik po ndihmojnë trupat ukrainase të shënjestrojnë rusët me raketa Storm Shadow/SCALP të furnizuara nga dy vendet e NATO-s.

Macron fillimisht sugjeroi se trupat e NATO-s mund të vendosen në Ukrainë gjatë një takimi të liderëve evropianë në Paris. Presidenti tha se “nuk ka konsensus” për propozimin, por shtoi se “asgjë nuk është përjashtuar”.

SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe NATO kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë gjersa Macron ka marrë mbështetjen e Polonisë dhe vendeve baltike.

YouTube player