KryesoreLajme

Osmani për deklaratën e ambasadorit Hill: Serbia as nuk mund të ëndërrojë të jetë pjesë e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili në një intervistë ka thënë se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.

“Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s nuk i ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbis՞ së Millosheviqit, e cila është e njëjtë siç ka qenë edhe para disa dekadave”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Trumpi përsërit kërcënimin se do ta përdorte ushtrinë për ta aneksuar Grenlandën

Osmani ka thënë se ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, dhe sipas saj, ajo është “Rusia e Putinit”.

“Një shtet si Serbia, e cila vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, lëre që është larg NATO-s por nuk mund të ëndërroj të jetë pjesë e NATO-s”, ka thënë tutje presidentja, duke shtuar se Serbia është një shtet antivlera.

E para e vendit është shprehur se ky shtet asnjëherë nuk është përballur me të kaluarën e saj gjenocidale dhe se akoma vazhdon të flejë mbi varret masive.

Këtë deklaratë për medie, Osmani e ka bërë pas adresimit në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit