Zelensky sërish thirrje për më shumë armë: Sistemet Patriot kryejnë punë – nuk janë dizajnuar të mbulohen nga pluhuri nëpër depo
Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje edhe një herë aleatëve për më shumë armë të mbrojtjes ajrore, ndërsa Rusia vazhdon të nisë sulmet ajrore në rajonet lindore të vendit.
Ai bëri të ditur se Rusia lansoi 130 raketa, më shumë se 320 sulme me dronë dhe 900 bomba tjera të navigueshme me GPS.
“Kërkojmë më shumë mbrojtje, një numër real të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore që partnerët tanë i posedojnë”, tha presidenti ukrainas në X.
“Patriotët dhe sistemet e tjera duhet të kryejnë punë dhe janë dizajnuar për mbrojtje të jetës së njeriut, jo të mbulohet nga pluhuri diku nëpër depo”, shtoi Zelensky.
Ndihma e jashtme ushtarake është pakësuar derisa lufta po vazhdon, ku një paketë e madhe ushtarake po mbahet “peng” në Washington, për muaj të tërë nga Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve që po e kushtëzojnë miratimin e kësaj pako.
E kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se vendi i tij shpreson të ketë municion të mjaftueshme për të parandaluar sulmet e trupaver ruse deri në prill.
Këto komente vijën në kohën kur ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin Orlivka në rajonin e Donetskut.
Every day and night, Russia uses drones, missiles, and guided bombs to wage a terrorist war against our people, against ordinary Ukrainian cities and villages.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 19, 2024
Since the beginning of March, Russian troops have used 130 different types of missiles, over 320 "Shahed" drones, and… pic.twitter.com/pZTm3n2V0r
Rruga Press