Bota

“Shuplaka” nga Brukseli: Ndalet projekti i Vuçiqit dhe Orbanit

Evropa ka bllokuar projektin e madh të Serbisë dhe Hungarisë, hekurudhën që lidh Beogradin dhe Budapestin, ka shkruar mediumi serb “Nova”. Kjo temë ka qarkulluar qe një kohë të gjatë në Hungari, ndërsa tani raportohet se hekurudha moderne që niset nga Beogradi drejt veriut – mund të ndalet në Vojvodinë.

Sipas raportimeve në Hungari, problemet kanë ekzistuar që nga vjeshta e 2023-s, kur u kuptua se kontraktorët kinezë nuk mund ta ndërtojnë hekurudhën sipas standardeve evropiane. Në shkurt, u raportua se edhe punimet afër Budapestit janë pezulluar.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Siç shkruan mediumi serb, punime të shumta janë zhvilluar nga projekti i madh i iniciuar prej presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban, por se realizimi i udhëtimeve prej dy orë e gjysmë, nuk duhet se do të bëhet realitet së shpejti.

Telashet janë thelluar, sipas raportimeve, kur kinezët kanë refuzuar ndihmën e kompanive gjermane.

Autoritetet hungareze nuk kanë komentuar për telashet në punime. Është raportuar se mund të ketë vazhdim të punimeve për ta lidhur Hungarinë me Serbinë, por se ajo s’do të lidhej me rrjetin evropian. Për shkak të kësaj, Bashkimi Evropian mund t’i kthehet rrugës nëpërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Në dhjetor të vitit të shkuar, Vuçiqi vizitoi punimet në Serbi, duke thënë se hekurudha për Budapest do të kompletohet më 2026.

Projekti ka nisur më 2014 dhe ka kushtuar rreth dy miliardë euro. Gjatësia e hekurudhës është rreth 350 kilometra, 184 në Serbi e 166 në Hungari.

Rruga Press

YouTube player