KryesoreLajme

Kryetari për Punë të Jashtme të Gjermanisë: E pakuptimtë që SHBA-ja të vendosë kushte për Kosovën në KiE, ta ndalë këtë qasje menjëherë

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth, i ka reaguar emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova ka edhe dy kritere pa përmbushur për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Roth e ka quajtur të pakuptimtë që SHBA-ja të flasë për këtë gjë. Ndërkaq, ka thënë se qasja e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të marrë fund menjëherë. Ka theksuar se është vetë Këshilli i Evropës që vendos e jo SHBA-ja.

Lexo më shumë  FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA

“Është krejtësisht e pakuptimtë që SHBA-ja vë kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar e SHBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet e saj anëtare janë në ulësen e shoferit – jo SHBA-ja!” ka shkruar ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Haxhiu ka dekretuar shpalljen e 6 ligjeve të rëndësishme, të miratuara nga Kuvendi
YouTube player