Bota

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, sulmohen me koktej molotovi qendrat e votimit në Rusi

Mediat perëndimore po raportojnë më shumë rreth sulmeve dhe vandalizmave në disa qendra votimi në të gjithë Rusinë, në ato që duket të jenë protesta për fitoren në dukje të pashmangshme të Vladimir Putinit.

Në videon e mëposhtme, shihet një votues duke djegur një fletë votimi me mbishkrimin “kthejeni burrin tim”, me sa duket një referencë për luftën në Ukrainë.

Videoja u shfaq nën një postim nga Mash, një platformë e njohur e lajmeve dixhitale.

Ndërkohë, në rajonin perëndimor të Siberisë të Okrug Autonome Khanty-Mansi, një tjetër video tregonte skenën pasi një grua tentoi t’i vinte flakën një kutie votimi me një koktej molotovi.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Gruaja u arrestua, zjarri u shua dhe nuk pati dëme apo viktima, tha komisioni zgjedhor vendor, raporton skynews.

Stanislav Andreychuk i lëvizjes për të drejtat e votuesve Golos, i përshkroi zhvillimet si “një tipar i ri i këtyre zgjedhjeve”.

Ai tha se kishte raportime nga disa rajone të votuesve që derdhnin bojë në kutitë e votimit dhe kokteje molotovi përdoreshin për të shkaktuar dëme materiale.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe kjo është ndoshta pasojë e tensionit dhe agresionit të madh që gjeneroi në shoqëri, për të cilin autoritetet ruse mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë”, tha ai.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Megjithatë, Andreychuk tha se ajo që po bënin protestuesit ishte e gabuar, sepse “ata bëjnë të njëjtën gjë si falsifikuesit nga komisionet – ata privojnë votat e atyre votuesve që kanë votuar tashmë në këto kuti. Vetëm, ndryshe nga falsifikuesit, ata (vandalët) do të marrin dënime reale (me burg)”.

Ndryshe, Vladimir Putin pritet të zgjidhet presidenti i shtetit rus pasi nuk ka kundërkandidat.

YouTube player