Lajme

Bislimi: Kosova vijon punën në trajektoret e rrugës drejt BE-së

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka marrë pjesë në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe Zgjerimi i BE-së 2030- Ëndërr apo Realitet?”, së bashku me Sekretarin e Shtetit për çështje Evropiane, Marko Stucin dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme e Greqisë, Alexandra Papadopolou e përfaqësuese të tjerë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrisë, Bislimi potencoi se pas liberalizimit të vizave, Kosova vijon punën në trajektoret e tjera po aq të rëndësishme për vendin, dhe veçanërisht rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Më pas, i pyetur se sa është reale mundësia e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, zëvendëskryeministri theksoi se duhet të ketë një proces të standardizuar të vlerësimit për të gjithë rajonin, në lidhje me zbatimin e reformave dhe rrugën përpara drejt BE-së. Duke theksuar se në rastin e Kosovës, sfidat që shfaqen janë më shumë të jashtme sesa që burojnë nga brenda vendit, ai nënvizoi se vendi ynë vijon të mbetet i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve evropiane”, vazhdon njoftimi.

Kjo ngjarje u organizua nga Eliamep, në bashkëpunim me Forumin Strategjik të Bledit. Pas panelit të diskutimit, u organizua një pritje në margjina të eventit, e ku me ftesë nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Gerapetritis, zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë bashkë dhe me personalitetet e tjera nga ngjarja dhe paneli.

Rruga Press

YouTube player