KryesoreLajme

Ministrja Haxhiu për tokat e Manastirit: E zbatuam vendimin e padrejtë të Kushtetueses për shkak të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një prononcim për media ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016, për transferimin e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, ka qenë kërkesë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Ajo ka thënë se sado që ai vendim i Kushtetutës ka qenë i padrejtë, duke e pasur parasysh rendësi  që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm kanë konsideruar që duhet të adresohet kjo çështje.

Lexo më shumë  Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

“Për interesimin e Kosovës në Këshillin e Evropës siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti na është vendosur që Kosova ta zbatojë një vendim të padrejtë të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016. Duke e pasur parasysh rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm tejet të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës por edhe vet për shtetin e Kosovës kemi konsideruar që duhet të adresohet dhe kemi vazhduar tutje. Tani përpjekja jonë është për hapat e radhës të Komiteti, Asambleja dhe tek Ministrat”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në veri të Mitrovicës

Rruga Press

YouTube player