KryesoreLajme

Në veri hiqen shenjat serbe, vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka vendosur tabelat zyrtare të rrugëve, edhe në veriun e vendit. Këtë e njofton Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke e shoqëruar informacionin edhe me një video të publikuar në rrjetin social, Facebook.

“Në veri: Hiqen shenjat serbe, vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë”, shkruan Lëvizja VETËVENDOSJE!. Më herët tabelat ishin vetëm në serbisht, por të shkruara në latinisht dhe në gjuhën cirilike.

Lexo më shumë  Kur kritika ndalet te Kushneri: Pse artikulli i Lea Ypit shmang përgjegjësinë politike të Ramës

Për këtë arsye dhe janë hequr, për t’u vendosur ato zyrtare, fillimisht në shqip dhe më pas edhe në serbisht. Ndërkohë, më herët janë hequr edhe tabelat e komunave në veri të Kosovës, të cilat ishin vetëm në gjuhën serbe, për t’u zëvendësuar me ato zyrtare. Gjithashtu janë hequr edhe flamujt serbë në këto komuna, për të vendosur atë të Kosovës.

Lexo më shumë  Sot nis verifikimi i​ votave me postë të mërgatës së Kosovës

Rruga Press

YouTube player