Bota

Gjermania do të fillojë dërgimin e ndihmave në Gaza

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka miratuar që forcat ajrore të vendit të kryejnë fluturime humanitare mbi Rripin e Gazës.

“Njerëzve në Gaza u mungojnë nevojat më elementare,” tha Pistorius në një deklaratë të mërkurën.

“Ne duam të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ata të kenë akses në ushqim dhe ilaçe. Forcat e Armatosura Gjermane po ofrojnë dy avionë transporti Hercules, secili prej të cilëve mund të transportojë deri në 18 ton ngarkesë,” tha ai.

Lexo më shumë  Gjermania vendos mbrojtje të reja në aeroporte. Synohet neutralizimi i dronëve

Një deklaratë e publikuar nga ministria gjermane e mbrojtjes tha se Pistorius kishte nënshkruar një urdhër përkatës për të autorizuar misionin. Ai tha se uljet e ndihmave mund të fillojnë që në fund të javës.

Rruga Press

YouTube player