KryesoreOpinion/Aktualitet

Konfuzioni që po na sjell “Escobari”

Shkruan Hysamedin Feraj

Konfuzioni që po na sjell “Escobari”:

1. Luftoni informalitetin ekonomik, na kërkojnë SHBA-të!

Çarkullimi i dinarit jashtë rregullave formale (ligjore), mendojmë ne, është aspekt i veçantë i ekonomisë informale në Kosovë. Por kur BKQ vendos të luftojë këtë aspekt të ekonomisë informale, kërkesë e përgjitshme e SHBA-ve, Escobari, po në emër të SHBA-ve na kërkon të mos e luftojmë informalitetin e ekonomisë kur bëhet në dinarë!

Si t’ia bëjmë: t’i bindemi kërkesës së SHBA-ve që ta luftojmë informalitetin ekonomik, apo kërkesë së SHBA-ve që mos ta luftojmë informalitetin ekonomik!

Lexo më shumë  Qeveria frikë nga revolta, “blindohet” Kuvendi i Shqipërisë: Autobotë uji dhe forca të shumta policore

2. Përgjigje e mundshme:

Informalitetin luftojeni në Kosovë, por jo në pjesën veriore të saj.

Kur SHBA-të na kërkojnë diçka si Kosovë, ne mendojmë se kërkesa vlen për gjithë Kosovën si një shtet, siç na kanë njohur SHBA-te. Por kur përjashtojnë zbatimin e kërkesës së tyre në Kosovën veriore, a na duhet të kuptojmë se SHBA-të e përjashtojnë atë pjesë nga shteti i Kosovës!

Si t’ia bëjmë: të besojmë se SHBA-të e njohin Kosovën si një shtet, dhe se nuk e njohin Kosovën si një shtet!

Prandaj nuk arrijmë të kuptojmë nëse kur na kërkojne sundimin e ligjit, luftën kundër informalitetit dhe korrupsionit, e kanë fjalën për një apo dy kushtetuta, ligje, rregullore, praktika, shkurt: një shtet në dy, apo dy shtete në një, apo ndonjë numër që njerëzimi nuk e di.

Lexo më shumë  47 ditë revoltë! Media publike italiane, RAI: Dua Lipa qëndron në krah të flamingove. Protestuesit janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama

3. Jemi konfuz sepse, si gjithë njerëzimi deri sot, kemi mësuar numrat romak dhe ata arab (shifrat e tyre), por askush këta amerikan, ku njëshit i thokan dy, dyshit i thokan një, por njëshit i thokan gjithashtu një!

YouTube player