KryesoreLajme

Ministri Maqedonci: Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, e rëndësishme për mbrojtjen e sigurisë së vendit

Sot është inaguruar Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kiberentike, në kazermën “Adem Jashari”.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Maqedonci ka thënë se synimi i tyre është që përmes kësaj qendreje t’i trajnojnë instutucionet e sigurisë që t’i bëjnë ballë çdo sulmi të kësaj natyre.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike do të ofrojë trajnime me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet në fushën e sigurisë kibernetike, të përmirësoj aftësitë profesionale dhe të ndihmojë në ngritjen e niveleve të sigurisë kibernetike të institucioneve qeveritare, operatorëve të shërbimeve esenciale dhe ofruesve të shërbimeve digjitale për të arritur kapacitetet për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend”, ka thënë Maqedonci.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player