Lajme

Osmani: Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar demonstratat e vitit ’81.  Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë, tha Osmani

“43 vjet më parë, guximi i studentëve i manifestuar me demonstrata bëri që kauza jonë për Kosovën Republikë të marrë formë dhe vazhdojë tutje deri në përmbushjen e saj, më 17 shkurt të vitit 2008.  “Revolta e bukës”, në mensën e Universitetit të Prishtinës ishte në fakt revoltë kundrejt një regjimi shtypës , e cila shënoi  fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka thënë presidentja osmanj, njofton zyra për informim e Presidencës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Sipas Osmanit, këto demonstrata ndryshuan rrjedhën e historisë me kauzën e qartë për mbrojtje të dinjitetit, identitetit kombëtar dhe të drejtës për shtet.

“Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë. Trashëgimia e demonstratave të vitit 1981 është në funksion të  kujtesës së fuqisë transformuese të studentëve për të bërë ndryshime rrënjësore”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Sipas presidentes Osmani, Guximi, qëndrueshmëria dhe rezistenca e studentëve të atij brezi mbajti në supe luftën për liri dhe sovranitet, duke çuar përfundimisht në realizimin e ëndrrës për Kosovën Republikë, të cilën çdo ditë e më tepër duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë.

Rruga Press

YouTube player