KryesoreLajme

Ministri Peci: Javën e ardhshme shpallet thirrja për subvencionet e vitit 2024

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se nga java e ardhshme do të shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024. Këtë njoftim Peci e ka bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook, pas një vizite që i ka bërë në Novolan të Vushtrrisë, blegtorit Gëzim Hajdari.

Ky i fundit është blegtor që merret ,e mbarështimin e racës autoktone të buallicës.  Peci tregon se Hajdari ka rritur numrin e krerë nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

“Nën-produktet e qumështit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror. Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare”, deklaroi Peci.

Rruga Press

YouTube player