KryesoreLajme

“E supershfrytëzuar”, shkencëtarët : Shenjat “jetike” të Tokës po zbehen!

Shenjat jetike të Tokës po dobësohen me ritme rekord, paralajmërojnë një grup shkencëtarësh me influencë, sipas të cilëve disa të dhëna të klimës janë tani tepër evidente.

Studiuesit, pjesë e një grupi prej më shumë se 14,000 shkencëtarësh të cilët kanë nënshkruar një iniciativë për shpalljen e një emergjence klimatike në mbarë globin, thanë se qeveritë kanë dështuar vazhdimisht të zgjidhin shkakun kryesor të ndryshimit të klimës e ai është: “mbishfrytëzimi i planetit”.

Që prej vlerësimit të fundit të këtij lloji, të realizuar në 2019, ata vunë re një “rritje të ndjeshme” të katastrofave të lidhura me klimën, duke përfshirë këtu përmbytjet në Amerikën e Jugut dhe Azinë Juglindore, valët e të nxehtit dhe zjarret shkatërruese rekord në Australi e SHBA., dhe ciklonet vrastare në Afrikë dhe Azinë e Jugut.

Lexo më shumë  Lista Serbe nuk çertifikohet nga KQZ-ja si pjesmarrëse në zgjedhje

Nga 31 “shenja jetike”, apo metrikat kryesore të shëndetit planetar që përfshijnë emetimin e gazeve serë, trashësinë e akullnajave, shtrirjen e akullit të detit dhe shpyllëzimin, ata zbuluan se 18 prej tyre kanë arritur sipas rastit nivele të larta apo të ulëta rekord. Kështu, pavarësisht reduktimit të ndotjes për shkak të pandemisë, nivelet e CO2 atmosferik dhe metanit arritën kulmin e të gjitha kohërave në 2021. Akujt në Groenlandë dhe Antarktidë po shkrijnë 31 për qind më shpejt se 15 vjet më parë.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin

Nivelet globale të detit vendosën rekorde të reja që nga viti 2019, dhe shkalla e humbjeve vjetore të Amazon braziliane arriti një maksimum 12-vjeçar në 2020. Duke i bërë jehonë hulumtimit të mëparshëm, ata thanë se degradimi i pyjeve i lidhur me zjarrin, thatësirën dhe prerjet e paligjshme kanë bërë që Amazona të veprojë tani si një burim karboni, në vend që të thithë gaz nga atmosfera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *