Si i mori ‘5 D Konstruksion’, 30 mln euro tendera nga Ujësjellësi dhe bashkia e Tiranës
Kompania “5 D Konstruksion”, arriti që në vitin e parë të veprimtarisë së saj, të ketë sukses ekonomik. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, nga bilancet e kompanisë, rezulton se ajo, ka pasur xhiro në rritje duke arritur maksimumin e saj në vitin 2022 me një xhiro totale prej 670,291,514 lekë.
Tabela me xhiron dhe fitim sipas viteve
Viti XHIRO PRONARI
2016 76,945,004 Eduard Meta
2017 175 231 613 Muhamet Petriti / Eduard Meta
2018 69 365 321 Muhamet Petriti / Eduard Meta
2019 306 720 989 Muhamet Petriti
2020 419 899 866 Muhamet Petriti
2021 507,745,585 Bestor Muhametllari
2022 670,291,514 Nestor Muhametllari
Në total, nga viti 2016 e deri në vitin 2022, kompania “5 D Konstruksion”, ka te ardhura nga shitjet një shumë prej 2,157,199,892 apo rreth 20 milionë euro. Burimi kryesor I të ardhurave të kësaj kompanie, rezulton se kanë qenë tenderat publikë.
Sipas të dhënave të Open Data Albania, shoqëria “5 D Konstruksion”, ka përfituatr të paktën 45 tendera publikë, ku në 5 raste ka marrë pjesë si operator I vetëm ekonomik, ndërsa në 40 të tjera ka qenë në bashkëpunim me kompani të tjera.
Institucionet kryesore që I kanë dhënë tendera publikë kësaj kompanie, vlera e të cilëve kalon më shumë se 25 milionë euro, janë: Bashkia e Tiranës, institucione në tjera në varësi të Bashkisë Tiranë, Autoriteti Rrugor Shqiptar etj.
Le të ndalemi më gjerësisht te këto tendera. Siç theksuam, në vetëm 5 raste, shoqëria “5 D Konstruksion”, ka marrë tendera si e vetme në garë.
Këto tendera, me vlerë totale rreth 850 mijë euro, shoqëria “5 D Konstruksion”, i ka përftiuar të gjitha nga Bashkia e Tiranës, gjatë kohës që shoqëria drejtohej nga vjehrri i vëllait të Mariglen Qatos, Petrit Muhameti.
Një ndër këto tendera, është rasti i “Ndërtimit te Pedonales dhe krosisë së biçikletave në liqenin e thatë me vlerë rreth 580 mijë euro me TVSH, projekt i cili u denoncua nga Belind Këlliçi gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023, e cila deri në atë periudhë ende nuk kishte përfunduar.
Në 40 raste të tjera, shoqëria “5 D Konstruksion”, ka përfituar tendera publikë si bashkim operatorësh.
Le të shohim më hollësisht disa nga tenderat që ka fituar kjo kompani, së bashku me shoqëri të tjera, pikërisht nga bashkia e Tiranës dhe institucionet në vartësi të saj, siç është ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ku kanë punuar Mariglen Qato, Redi Molla dhe Elvin Tivari.
Në datën 24 tetor 2016, “5 D Konstruksion” Fiton tenderin me vlerë 47 mije euro, prokuruar nga ujësjellës kanalizime tiranë, me objekt ndërtimin e një depo uji në Daias.
Në datën 3 mars 2017, “5 D Konstruksion”, fiton një tjetër tender nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, me obkekt ndërtimi I ujësjellësit rruga “Sulejman Pasha” dhe rruga “Ded Gjo Luli”. Vlera e këtij tenderi ishte 140 mije euro.
Në datën 23 shkurt 2017, “5 D Konstruksion”, fiton tenderin me UKT për “Rikonstruksionin e Kolektorit të ujërave të zeza në rrugën “Shyqyri Demneri” dhe rikonstruksion I ujësjellësi. Vlera ekëtij tenderi ishte rreth 100 mije euro.
Në datën 6 dhjetor 2018, “5 D Konstruksion” së bashku me kompanitë DELIA IMPEX dhe RRUGA URA N2 Elbasan, fitojnë enderin për Rikonstruksion dhe rrethim i stacioneve të pompimit dhe depove të ujit në ujësjellësat rajonal, faza II. Vlera e këtij tenderi ishte 330 mije euro kryer po nga Ujesjellës Kanalizime Tiranë.
Në datën 17 tetor 2018, “5 D Konstruksion”, fiton një tjetër tender nga Ujësjellësi I Tiranës, me vlerë rreth 430 mije euro, me obket ndërtimi I linjave të transmetimit Hec Lanabregas-Takimi I Tubit.
Në datën 21 maj 2020, “5 D Konstruksion” së bashku me BE-IS, kmompani e cila u përfshi në aferën e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla dhe shoqërinë METEO, fituan tenderin me vlerë gati 1.1 milione euro për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën e Durrësit. Edhe ky tender u prokurua nga Bashkia e Tiranës.
Në datën 11 tetor 2021, ujësjellës kanalizime Tiranë, I japin një tjetër tender me vlerë gati 30 milionë lekë shoqërisë “5 D Konstruksion” me objekt “Ndertim rrjet kanalizimi ne bllokun e kufizuar nga rruget: “Adem Sina”, “Hiqmet Buzi”, Sauk”
Në vitin 2021, shoqëria “5 D Konstruksion” fiton një nga tenedrat e majm nga ujësjellësi I Tiranës, me vlerë rreth 7.7 milionë euro me obkekt ndërtim Tubacion Transmetimi Basen Presioni- Tunel- Partitar- Depo Daias”.
Këto janë vetëm disa nga tenderat, që ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në Tiranë, I ka dhënë pikërisht shoqërisë “5 D Konstruksion”, pronar I së cilës dyshohet se është pikërisht Mariglen Qato. Por nga bashkia e Tiranës, kjo shoqëria ka marrë edhe tendera që kapin vlera në disa miliona euro.
Më 15 nëntor 2021, “5 D Konstruksion”, fitoi tenderin për ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave në liqenin e Thatë. Vlera e këtij tenderi ishte rreth 500 mije euro. Në vitin 2023, kandidati për kryetar bashkia I Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi këtë projekt, pasi gjatë takimeve elektorale në atë periudhë, ai konstatoi se korsia e biçikletave ende nuk ishte përfunduar.
Në 5 maj 2021, bashkia e Tiranës, firmos një tjetër tender për shoqërinë “5 D Konstruksion”, me vlerë prej rreth 1.7 milionë euro, me objekt rindërtimi I dy objekteve arismore në këtë bashki dhe ndërtimi I shkollës 9-vjecare Dritas.
Më herët, në vitin 2019, “5 D Konstruksion”, kishte përfitua rnga bashkia e Tiranës, një tender me vklerë rreth 1.5 milione euro pa tvsh, për ndërtimin e segmentit rrugës rreth-rrotullimi Mullet deri te ura e fshatit Qeha.
Një tjetër tender, me vlerë të lartë është ai I dhënë po nga bashkia e Tiranës për shoqërinë “5 D Konstruksion”, me objekt “Rehabilitimi I qendrës Kinostudio”. Ky tender, I dhënë në 16 nëntor 2022, kap vlerën e 3.4 milione euro pa tvsh.
Ndërtimi I shkollës “Hasan Vogli” në Tiranë, ka kushtuar për këtë bashki rreth 235 milione lekë pa tvsh. Edhe ky tender, I dhënë në 30 shtator 2020, u fitua në atë kohë nga shoqëria “5 D Konstruskion”.
Kulmi u arrit me ty tendera, me vlerë totale rreth 700 mije euro, ku bashkia e Tiranës I besoi shoqërisë “5 D Konstruskion” shembjen e 22 objekteve për shkak të programit të rindërtimit. Një ndër to, ishte dhe kompleksi I pallateve te “Mylym Keta”, proces I kryer vitin e kaluar gjatë zgjedhjeve lokale. Në atë periudhë, ku familjet u nxorën në rrugë, madje shoqëria “5 D Konstruksion”, preu dritat dhe ujin në mes të natës teksa një familje kishte mort në shtëpi, denocimi u bë nga Belind Këlliçi.
Këto janë vetëm disa nga 45 tenderave me vlerë totale rreth 30 milionë euro, që shoqëria “5 D Konstruksion” I ka fituar gjatë periudhës së aktiviteitt të saj. Tenderat janë marrë kryesisht nga bashkia e Tiranës, por nuk mungojnë as institucione të tjera si OST, OSHE, Bashkia Durrës, Lushnje, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe institucione të tjera, që I kanë besuar punë publike shoqërisë “5 D Konstruskion.
Në vitin 2021, kur Mariglen Qato ishte ende Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së TErriorit në Bashki, Erion Veliaj i besoi shoqërisë “5 D Konstruksion”, dy tendera me vlerë totale rreth 700 mijë euro, për demolimin e të paktën 22 pallateve që përfshiheshin nga projekti i rindërtimit.
Ndër pallatet që shembi shoqëria “5 D Konstruksio”, ishte dhe kompleksi te “Myslym Keta”, ku u ndërhy dhunshëm, madje duke mos respektuar as mortin që një familje kishte natën që fadromat shkuan për të shembur pallatet.
Rruga Press