Lajme

Sveçla: Më 7 mars të vitit 1887, 137 vite më parë, u vu gurëthemeli i parë i gjuhës e mësimit shqip

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka uruar mësuesit për 7 marsin, duke kujtuar sakrificën e të gjithë mësuesve shqiptar ndër breza kanë bërë që gjuha shqipe dhe edukimi i shqiptarëve të jetë gjithmonë i duhuri.

Statusi i plotë më poshtë:

Më 7 mars të vitit 1887, 137 vite më parë, u vu gurëthemeli i parë i gjuhës e mësimit shqip. Që nga ajo kohë, mësueset e mësuesit me fisnikëri përcollën ndër breza dije e zhvilluan arsimimin shqip.

Kontributi i mësimdhënësve veçanërisht në periudhat e vështira të popullit tonë, duke zhvilluar mësimin edhe në shtëpitë e tyre e duke mbjellur atdhedashurinë tek fëmijët atë kohë, ka lënë gjurmë të rëndësishme e të pashlyeshme në historinë tonë.

Me rastin e ditës së shënuar të 7 Marsit, uroj sot të gjithë mësimdhënësit që me profesionin e tyre fisnik, në çdo ditë të punës së tyre, ofrojnë dije e ngrisin gjenerata të denja në shtetin tonë.

Nderojmë mësimdhënësit tanë që sot nuk janë mes nesh të cilët me këmbngulësi ndaj regjimeve, në gjuhën tonë shqipe na dhanë dije e shkencë dhe mbollën tek ne ndjenjën e atdhedashurisë, përkushtimit dhe kontributit për vendin tonë.

Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësimdhënësve kudo që janë, të cilët me përkushtim ngrisin e aftësojnë në rrugën e dijes e shkencës të rinjtë e të rejat e Republikës sonë!

Rruga Press

YouTube player