Avni Dehari: Dita e Mësuesit të na ndërgjegjësoj për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët tanë
Deputeti i VETËVENDOSJE!-s, Avni Dehari shtroi disa kërkesa dhe mënyra se si Dita e Mësuesit të vjen në punë të ndërgjegjësimit në fushën e arsimit.
Ai tha se kjo ditë duhet t’i mobilizojë të gjithë, si mësuesit ashtu edhe institucionet.
Ditën e Mësuesit populli ynë e feston më 7 mars, për shkak se në vitin 1887, në këtë datë, në rrethana shumë të rënda të robërisë shekullore rilindësit tanë me përpjekje tepër të mëdha, me sakrifica deri edhe me jetë, ia dolën ta hapin shkollën e parë në gjuhën shqipe në Korçë. Megjithatë, në këtë festë nuk duhet t’i lëmë pa i kujtuar edhe arsimdashësit tanë, që para dhe pas kësaj date, në pamundësi për t’i mësuar nxënëset e nxënësit në shkolla publike, me kokë në rrezik, fshehurazi ua kanë mësuar atyre shkrim-leximin dhe i kanë pajisur me njohuri të shëndosha shkencore e kombëtare nëpër shtëpi private.
“Dita e Mësuesit duhet të na ndërgjegjësoje të krijojmë kushte më të mira për fëmijët dhe të rinjtë tanë që nga arsimi parashkollor e deri te arsimi pasuniversitar”, tha Dehari.
“Kjo festë duhet të na mobilizojë të gjithëve, në radhë të parë mësimdhënësit dhe institucionet shtetërore për t’i përgatitur nxënësit me njohuri bashkëkohore që në testimin e PISA-s në të ardhmen të shënojnë rezultate më të mira në lexim, matematik e në shkencë”.
“Dita e Mësues duhet t’i mobilizojë institucionet shtetërore që fëmijëve të mërgimtarëve tanë kudo që janë nëpër botë, t’ua organizojnë mësimin në gjuhën tonë amtare”, shkruan express. “Të kërkojmë nga institucionet shtetërore se si mjekët betohet në tekstin e Hipokratit, t’i obligojnë mësueset e mësuesit tanë kur të diplomojnë të betohen në tekstin e betimit të mësuesit”.
Betimi i Mësuesit
“Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.
Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do të harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbaj një pjesë të përgjegjësisë.
Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.
Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder”
Rruga Press