Bota

Festivali Botëror i Rinisë në Moskë, Putini: Serbia është aleati më i besueshëm i Rusisë (Video)

 Analisti për Ballkanin Perëndimor nga Instituti i “Evropës së Re”, Jakub Bielamoëicz në profilin e tij në “X” ka postuar një fjalim të presidentit rus Vladimir Putin. Putini gjatë fjalës së tij në Festivalin Botëror të Rinisë është shprehur se serbët janë aleatët më të besueshëm të Rusisë. 

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

“Për shekuj, serbët kanë qenë aleatët më të besueshëm të Rusisë. E dimë, kujtojmë dhe e vlerësojmë këtë”, tha Putin.

Serbia prej kohësh është e vendosur të refuzojë t’i vendosë sanksione Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit në Ukrainë. Ky veprim e veçon Serbinë duke u bërë i vetmi shtet në Ballkan e pothuajse në tërë Evropën që nuk ka sanskionuar Rusinë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar
YouTube player