Ambasadori britanik: Shqipëria ta pranojë se korrupsioni vazhdon të depërtojë sektorët publikë
“Shqipëria duhet ta pranojë se korrupsioni vazhdon të depërtojë sektorët publikë dhe privatë në shoqëri dhe të ndërmarrë hapa më të mëdha për t’iu kundërvënë. Jo sepse partnerët ndërkombëtare, si ne janë të shqetësuar, por sepse kjo është thelbësore për vetë zhvillimin e Shqipërisë.”
Kështu deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alain-King Smith në fjalën që mbajti në konferencën dyditore me temë “Forcimi i Llogaridhënies: Fuqizimi i Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
“Dhe ne duhet të garantojmë, ndërkohë që reforma në drejtësi vazhdon, të jenë vetë institucionet të inkurajuar si aktorë të pavarur, të formësojnë fazën tjetër. Angazhimi, krahas këtyre institucioneve në reformën e mëtejshme duhet të konsiderohet me shumë kujdes ose mund të rrezikojë të dëmtojë përparimin që është bërë. I inkurajoj institucionet të paraqesin propozimet për fushat që ata kërkojnë më shumë mbështetje ose ku shohin se ndryshimet mund të zgjerojnë, jo kufizojnë shtetin e së drejtës”, tha Alastair King-Smith.
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith iu bashkua përfaqësuesve nga institucionet qeverisëse, organeve të drejtësisë penale, organizatave ndërkombëtare, akademikëve dhe shoqërisë civile për të trajtuar objektivat e përbashkëta të luftës kundër korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë si dhe forcimit të llogaridhënies.
Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit mbetet një përpjekje e përbashkët dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve që t’i vendosin institucionet e pavarura në qendër të reformave të mëtejshme.
Rruga Press